Lajme Zone
Nga pallati i shembur natën te kulla 16 kate/ I hapet rruga PAGA VILLAGE; kush është Genci Osmënaj dhe beteja për truallin te “Petro Nini”?
Të tjera

Nga pallati i shembur natën te kulla 16 kate/ I hapet rruga PAGA VILLAGE; kush është Genci Osmënaj dhe beteja për truallin te “Petro Nini”?

Kompania që kërkon lejen e zhvillimit quhet PAGA VILLAGE dhe ajo u themelua vetëm tridhjetë e një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimin për prishjen e pallatit. Administrator i saj është Amarildo Osmënaj, i biri i Genci Osmënajt, një emër që del në qendër të konfliktit të pronësisë për këtë truall dhe që, në profilet e tjera të tij, shfaqet në rrethana që e kalojnë kufirin e biznesit të zakonshëm. Genci Osmënaj ka një histori të gjatë të përfshirjes në biznese ndërtimi dhe pastrim parash, rezulton i dënuar nga Gjykata e Romës për trafik droge dhe figuron në një dosje të SPAK-ut si pronar i apartamentit ku ka jetuar ish-drejtoresha e AKSHI-së, Mirlinda Karcanaj, pikërisht pranë stadiumit "Air Albania". Gjithashtu sipas burimeve, Genci Osmënaj është person i afërt me kupolën e pushtetit.

Shpërndarja e mbulimit

1 burime·0 pro-qeverisë (0%)·1 neutrale (100%)·0 pro-opozitës (0%)

100% Neutrale

Neutrale · 1 burime · 100%

Shumica e burimeve raportojnë neutrale.

Përditësuar 3 orë më parë

Si e titulluan burimet

Analiza e kornizimit bëhet automatikisht. Si funksionon →