PolitikëNga 'Gërdeci' te 'Bankers', si po mbyllen dosjet e mëdha në SPAK!
E filloi me dy administratorët e Bankers Petroleum që u kanë vjedhur shqiptarëve mbi 15 miliardë euro, vazhdoi me Mynxyrin e famshëm të APP-së që vetëm në një tender kishte rruajtur 2 milionë euro, nuk filloi çështje penale për qejfliun e veglave të seksit në KLP, Olger Eminaj, se i kishte marrë votën për t'u bërë drejtues i SPAK-ut, nuk filloi çështje penale për Irena Gjoka Manekun që u vërtetua se ishte e dënuar në Greqi, nxori për kalim afatesh ish-ministrin Ilir Beqaj, nuk filloi çështje penale për Frida Krifcën e AZHBR-së, nuk hetoi kurrë dosjen e koncesionit të Aeroportit të Vlorës që e kishte ky si prokuror, mban prej korrikut 2024 në sirtar dosjen e Ervin Demos të kallëzuar nga KLSH-ja, nuk filloi kurrë çështje penale për Tan Agollin e FSHZH-së, i kallëzuar disa herë për disa afera dhe tendera, por e çoi për gjykim në gjendje të lirë duke u sjellë me shumë standarde në krahasim me Dakon e Durrësit, Tushen e Lushnjës dhe Veliajn e Tiranës, dhe sot nxjerr nga burgu ish-drejtorët e rrugëve që janë arrestuar për 50 milionë eurot e tunelit të Llogarasë.