PolitikëNga drejtor i LSI për mjedisin te prangat e SPAK! Kush është Ergys Agasi?
Më 22 korrik 2025, Ergys Agasi u paraqit për herë të parë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për t’u marrë në pyetje, pasi një muaj më herët, me vendim gjykate, ishin kontrolluar ambientet e bizneseve dhe banesa e tij. 39-vjeçari, djali i ish-politikanit socialist Bardhyl Agasi, hyri në jetën publike në vitin 2013, në moshën 26-vjeçare, kur me propozim të Lëvizjes Socialiste për Integrim u emërua drejtues i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve. Ai qëndroi në këtë detyrë deri në vitin 2017, kur pas prishjes së koalicionit PS-LSI dha dorëheqjen, duke falënderuar publikisht ministrin e atëhershëm të Mjedisit, Lefter Koka.