Lajme Zone
Nga “dosjet VIP” te siguria kombëtare/ Analiza e DW: Zyrtarë të lartë në hetim, përgjegjësi individuale?!
Politikë

Nga “dosjet VIP” te siguria kombëtare/ Analiza e DW: Zyrtarë të lartë në hetim, përgjegjësi individuale?!

Më 22 shtator, drejtorja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, në një konferencë ndërkombëtare me drejtues të shërbimeve të inteligjencës. Në Tiranë, ndërkohë, Gjykata e Posaçme vendosi ndaj saj masën e arrestit në shtëpi dhe pezullim nga detyra, nën dyshimin për përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të sekretit hetimor. Mes dritëhijeve për sigurinë kombëtare të vendit, presidenti Bajram Begaj mblodhi të hënën (28.09.2026) Këshillin e Sigurisë Kombëtare. “Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë. Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë”- thuhet në deklaratën e shpërndarë pas mbledhjes. Por rasti i ish- drejtueses së SHISH-it nuk qëndron i vetëm. Ish-presidenti Ilir Meta ka kaluar pothuajse dy vjet në paraburgim. Ish-kryeministri Sali Berisha është në gjyq. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ndodhet në qeli prej fillimit të vitit 2025. Dy ish-zëvendëskryeministra të qeverive Rama, Arben Ahmetaj dheBelinda Balluku, po përballen gjithashtu me procedime penale. Hetimet kanë përfshirë edhe drejtuesit e lartë të AKSHI-t, ministra dhe ish-funksionarë të tjere të lartë.

Shpërndarja e mbulimit

1 burime·0 pro-qeverisë (0%)·1 neutrale (100%)·0 pro-opozitës (0%)

100% Neutrale

Neutrale · 1 burime · 100%

Shumica e burimeve raportojnë neutrale.

Përditësuar 2 orë më parë

Si e titulluan burimet

Analiza e kornizimit bëhet automatikisht. Si funksionon →