Lajme Zone
Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi
Politikë

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Pas gjashtë muajsh në arrest shtëpie, ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi nesër do të ulet në bankën e të akuzuarit lidhur me keqpërdorimin e rreth 8.2 milionë eurove në Lotarinë Shtetërore. Krahas tij, i akuzuar i parë në këtë lëndë është ish drejtori i Lotarisë, Përparim Bajrami, megjithatë ai ende mbetet në arrati. I akuzuar është edhe ish sekretari i Qeverisë, Metodija Dimovski, por edhe kryetari dhe anëtarët e bordit të Lotarisë. Procesin gjyqësor do ta udhëheqë gjyqtarja Biljana Shuplinovska – Jovevski.Sipas Prokurorisë, të akuzuarit kanë furnizuar VLT aparate për Lotarinë Shtetërore edhe pse të njëjtat fare nuk kanë qenë të nevojshme dhe asnjëherë nuk janë përdorur.

Shpërndarja e mbulimit

1 burime·0 pro-qeverisë (0%)·1 neutrale (100%)·0 pro-opozitës (0%)

100% Neutrale

Neutrale · 1 burime · 100%

Shumica e burimeve raportojnë neutrale.

Përditësuar 59 minuta më parë

Si e titulluan burimet

Analiza e kornizimit bëhet automatikisht. Si funksionon →