Kulturë“Në dy udhëtimet që bëri Sartri në SHBA-ës, isha përkthyesi i konferencave të tij, si në Universitetin tim në Indiana dhe në…”/ Historia e panjohur e “ballistit” të famshëm, që iku nga Shqipëria në 1944
E nisi jetën si biri i një hoxhe, duke u ushqyer përditë me vargjet kuranore. Pas studimeve në Sorbonë e jo vetëm, Isuf Luzaj do të bëhej filozof. Pothuaj e gjithë jeta e tij, shkoi larg Shqipërisë. Kishte lënë këtej familjen që e humbi, kur komunizmi mbyste vendin në vetminë e vet. Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) lajmëron botimin për së afërmi të 6 librave filozofikë të filozofit, shkrimtarit e poetit Isuf Luzaj (1913-2000), një ndër personalitetet më të shquar të mendimit shqiptar. “I anatemuar gjatë diktaturës dhe i mërguar Luzaj qëndroi dhe shkruajti veprën e vet kryesisht në Argjentinë. Hartues i Dekalogut të Ballit Kombëtar, Isuf Luzaj ishte ndër intelektualët antikomunistë, që dëshironte të realizonte idealin kombëtar të Rilindësve për një Shqipëri të Bashkuar e Demokratike”,-bën me dije Agron Tufa.