Lajme Zone
Të tjera

Ndezi zjarr në oborrin e banesës dhe shkaktoi dëme në ullishtet përreth/ Arrestohet një person, akuzohet për shkatërrim prone

Një person është arrestuar në flagrancë nga Policia e Kavajës, i dyshuar për zjarrvënie në fshatin Lekaj, ku si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën rreth 250 pemë ulliri dhe pemë të ndryshme frutore. Sipas Policisë, zjarri u konstatua në një sipërfaqe toke me pemë dhe rrezikonte edhe banesat përreth. Nga hetimet paraprake dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, grupi hetimor dyshon se zjarri ka nisur në oborrin e banesës së shtetasit N. U., banues në fshatin Lekaj, ndërsa një tjetër vatër në pjesën e pasme të banesës dyshohet se është përhapur në tokat përreth, duke shkaktuar dëme në pemëtari.

Shpërndarja e mbulimit

1 burime·0 pro-qeverisë (0%)·1 neutrale (100%)·0 pro-opozitës (0%)

100% Neutrale

Neutrale · 1 burime · 100%

Shumica e burimeve raportojnë neutrale.

Përditësuar 1 orë më parë

Si e titulluan burimet

Analiza e kornizimit bëhet automatikisht. Si funksionon →