PolitikëNatën hajdut nafte, ditën ekspert global; kush është Artur Mamadhaj që mashtron në emër të Ambasadës Amerikane dhe një mesazh për 'Shrekun e gjobave'
Një prej "ekspertëve" me skrupulozë në vjedhjen e naftës nga serbatori i makinave të reja është një personazh i quajtur Artur Mamadhaj Klosi, i vetëquajtur ekspert global i auditimit dhe antikorrupsionit. Mamadhaj monitorohej dhe u kap duke vjedhur naftën nga makinat e reja të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pasi makinat nuk ndizeshin në mëngjes, sepse ua kishte "tharë" naftën gjatë natës Mamadhaj, këtë të fundit e larguan nga puna.