PolitikëMinistri i Shëndetësisë Klodian Allajbeu “mbret” i tenderëve të barnave, merr 7 kontrata pa garë!
Në Republikën e mrekullive ku tenderët publikë çelin më shpesh se lulet e pranverës, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OPB), nën drejtimin e administratorit Jonad Myzyri, na ka rezervuar një tjetër "kryevepër" administrative ku paratë e shëndetësisë së qytetarëve fluturojnë drejt xhepave të duhur. Në valën më të fundit të prokurimeve për furnizimin e spitaleve publike me barna për një periudhë 24-mujore, kompania "Evita", në pronësi të baronit të shëndetësisë Klodian Allajbeu, ka rrëmbyer plot tetë kontrata me vlerë totale rreth 267 milionë lekë, ose afërsisht 2.8 milionë euro. Madje, për të mos prishur traditën e artë të konkurrencës zero, shtatë nga këto tenderë janë fituar lirisht, pa asnjë rival në garë, duke u dukur sikur konkurrentët e tjerë ose kishin punë më të rëndësishme, ose thjesht e dinin fituesin që në nisje.