PolitikëLIVE/ 106 ditë protestë qytetare: Rama jepe dorëheqjen
Shqipëria po përballet me çmime ushqimore më të larta se mesatarja europiane, ndërsa të ardhurat për frymë mbeten shumë më të ulëta. Dobësimi i prodhimit vendas, varësia nga importet, TVSH-ja 20%, karburantet dhe kostot e logjistikës po e shtrenjtojnë çdo hallkë të zinxhirit. Edhe pse çmimet mesatare të ushqimeve të importuara kanë rënë, kjo ulje nuk është përcjellë te konsumatori. Platforma “PriceWatch” mund të rrisë transparencën dhe konkurrencën, por nuk i zgjidh shkaqet strukturore. Përvoja e rajonit tregon se nevojiten norma më të ulëta të TVSH-së, kufizim i përkohshëm i marzheve dhe mbështetje më e madhe për prodhimin vendas.