EkonomiKriza ndërkombëtare e energjisë dhe rreziku i një vale të re shtrenjtimesh në Shqipëri
UNDP analizon zhvillimet në 130 vende dhe konstaton se, që nga fillimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, çmimet e benzinës janë rritur mesatarisht 26%, ndërsa ato të naftës 38%. Këto janë rritjet mesatare ndërkombëtare dhe nuk përfaqësojnë rritjen e çmimeve në Shqipëri. Raporti paralajmëron se, pa masat mbrojtëse të qeverive, rritja e kostos së energjisë dhe ushqimeve mund të shtynte deri në 130 milionë njerëz të tjerë drejt varfërisë.