Politikë“Koncepti “KAYO”, kriminal”/ Ahmetaj publikoi përgjimet dhe akuzoi Ron Yeffet për trafik armësh, biznesmeni izraelit aksioner i TIMAK dhe TIMAK Defence me sipërmarrësen Arjeta Puca
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta disa ditë më parë kur edhe publikoi materiale audio dhe dokumente që, sipas tij, implikojnë persona të rëndësishëm të politikës dhe biznesit në afera trafiku të armëve. Ahmetaj tha se biznesmenin izraelito-shqiptar Ron Yeffet, qeveria e ka pajtuar për të kryer të gjitha veprimet e paligjshme. Regjistrimi, i cili zgjat rreth tre orë dhe daton në janar 2026, përfshin biseda të Yefet me dy persona të tjerë, një ukrainas dhe një rus. Sipas Ahmetaj, këto biseda zbulojnë përpjekje për të vjedhur pasurinë publike, duke filluar me gazin e Delvinës, dhe për të krijuar një strukturë kriminale nën mbulesën e kompanive shtetërore.