PolitikëKompanisë iu hoq licenca pas dhunës së qytetarit në Zvërnec/ “Myrto Security”, shpërblehet nga qeveria me tenderin 2 mln euro të OSSH (Dokumenti)
Pavarësisht se në qershor të këtij viti iu hoq licenca për shkelje të konstatuara gjatë përplasjes me protestuesit në Zvërnec, kompania private e sigurisë “Myrto Security” rezulton të jetë pjesë e një bashkimi operatorësh që ka fituar një tender publik me vlerë afro 2 milionë euro. Bëhet fjalë për një procedurë të zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) në Elbasan. Pak ditë më parë, institucioni njoftoi lidhjen e kontratës me bashkimin e kompanive “Juer Security” dhe “Myrto Security”, për ruajtjen fizike të ndërtesave, aseteve, personelit dhe pronave të OSSH-së dhe Furnizuesit të Shërbimit Universal në këtë qytet.