Botë“Ka erë lirie!”/ Të rinjtë në tubimin e Listës Studentore në Serbi: Nuk është koha për frikë!
Mesazhe fitoreje u dërguan nga tubimi i fundit i Listës Studentore në Serbi. Pas këngëve dhe shpresës, mbetet pyetja se a mund të kalojë dita e zgjedhjeve në Serbi pa probleme. “Isha atje herën e fundit por edhe më parë. Dua t’i mbështes të rinjtë”, thotë Dragana*, e cila edhe vetë është e re. Pranë saj, në rrugën Kralja Milana, mijëra njerëz marshojnë drejt Slavisë. Ajo punon, siç thotë vetë, në një kompani private që merret me makineri bujqësore, por që është e lidhur me një parti politike. Të gjithë e dinë me cilën parti. Atje, punonjësit detyrohen të sigurojnë vota, të marrin pjesë në tubime dhe të tregojnë besnikëri politike ndaj partisë në pushtet. “Dua që gjërat të fillojnë të ndryshojnë”, thotë Dragana. “Nuk mendoj se korrupsioni mund të çrrënjoset plotësisht në vendin tonë, jam realiste për këtë. Por të paktën nuk do të jetë më kështu si tani.”