Të tjeraiUTE Credit jep 4 milionë me ID-në e tjetrit, D&A Fin Partner i shkon viktimës për përmbarim
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nxjerr hapur në pah skandalin e radhës se si funksionojnë filtrat dhe mekanizmat e iUTE Credit, ku në qendër të kësaj situate dyshuese dalin menjëherë emrat e atyre që drejtojnë dhe përfitojnë nga ky sistem: drejtori Akan Ajdini, administratori i përmbarimit Anis Hoxha dhe pronari Dritan Abazi. Një qytetar denoncon se persona të tjerë kanë marrë një kredi prej rreth 4 milionë lekësh të vjetra duke përdorur kartën e identitetit të nënës së tij, ndërkohë që ajo jo vetëm që nuk ka aplikuar kurrë, por nuk ka firmosur asnjë dokument, nuk ka autorizuar askënd dhe nuk ka qenë fare e pranishme në zyrat e tyre për të marrë një kredi të tillë, e cila më pas shkon direkt në tryezat e përmbarimit të Anis Hoxhës dhe Dritan Abazit.