BotëIrani mes luftës dhe paqes, Ukraina me sytë nga Kongresi! Çfarë do të ndodhë me vatrat e luftës në botë pas zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA
Zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara pritet të kenë pasoja përtej kufijve amerikanë, duke ndikuar në marrëdhëniet e Uashingtonit me disa nga aleatët dhe kundërshtarët kryesorë në skenën ndërkombëtare. Humbja e republikanëve dhe kalimi i të dy dhomave të Kongresit në kontrollin e demokratëve i krijon presidentit Donald Trump një realitet të ri politik, ndërsa në kryeqytetet e huaja lindin pikëpyetje për drejtimin që do të marrë politika e jashtme amerikane.