Botë“I rrëmbejnë në rrugë dhe i detyrojnë të shkojnë në luftë”, CNN zbulon rekrutimin e fshehtë të Putinit në Rusi
Rusia po përballet me akuza të rënda për rekrutimin e detyruar të qytetarëve dhe dërgimin e tyre në frontin e luftës në Ukrainë. Një investigim i CNN zbulon dëshmi tronditëse të familjarëve, sipas të cilëve burra rusë, shpesh me probleme shëndetësore apo ekonomike, merren me forcë nga rrugët dhe detyrohen të nënshkruajnë kontrata ushtarake. Disa prej tyre janë zhdukur vetëm pak javë pasi janë dërguar në luftë, ndërsa familjet nuk kanë asnjë informacion për fatin e tyre. Organizatat e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se raste të tilla po shtohen, duke ngritur dyshime për një mobilizim të fshehtë ushtarak. Kjo situatë vjen në një kohë kur Rusia ndodhet në vitin e pestë të luftës kundër Ukrainës dhe përballet me nevojën për të plotësuar radhët e ushtrisë.