Të tjeraHiqej si avokat, bisedat si Albi Shtylla mashtronte me bursa online kanadezët
Detaje të reja janë zbuluar nga dosja penale nr. 3377 që lidhet me mashtrimet online përmes një rrjeti call-centerash në Tiranë. Gjatë kontrolleve të kryera në qershor 2026 në ambientet e shoqërisë “AM-Studio”, në pronësi të Algers Mahilaj, hetuesit kanë sekuestruar kompjutera, lista me persona të huaj që kontaktoheshin, komunikime të dyshuara mashtruese dhe pajisje elektronike. Në sistemet e gjetura janë identifikuar programe si “ProtonVPN” dhe “ExpressVPN”, të përdorura për maskimin e adresave IP, si dhe aplikacione si “AnyDesk”, “TeamViewer” për kontroll në distancë dhe “MicroSIP” për kryerjen e telefonatave VoIP. Sipas dosjes, në një prej kompjuterëve janë gjetur shënime operative me të dhëna personale dhe financiare të shtetasve të huaj, kryesisht nga Kanadaja, Austria, Gjermania dhe Italia, së bashku me udhëzime për oraret e telefonatave. Po në të njëjtin kompjuter është zbuluar edhe një profil ku përdorej pseudonimi “Mike Hudson” dhe pretendohej se ishte avokat i “RR Law Firm”, ndërsa hetimet kanë identifikuar se pas këtij identiteti dyshohet se qëndronte Albi Shtylla, i cili është arrestuar.