Botë“Goditja katalanase” ndaj Pedro Sánchez
Nuk ishte biri i tij i preferuar, por goditjen e fundit pas shpine ia dha i rikthyeri Carles Puigdemont, udhëheqësi i qendrës së djathtë katalanase (Junts), i cili megjithëse e mbështeste me votat e partisë së tij qeverinë shumëngjyrëshe, vendosi të kontribuojë për t’i dhënë fund agonisë qeveritare të Sánchez. Nga ana tjetër, qendrës së djathtë katalanase i ka munguar oksigjeni për shkak të lindjes së një lëvizjeje që e parakalon nga e djathta (Aliança Catalana), një lloj lëvizjeje e “sfurqeve”, e zhgënjyer nga rezultati i irredentizmit separatist, ndërsa papritur ka ardhur edhe një mbështetje nga Partia Popullore, e gatshme për gjithçka, madje edhe për të qeverisur me të djathtën ekstreme spanjolle të Vox-it, vetëm për t’u rikthyer në pushtet.