PolitikëGjyqtarja Enerjeta Shehaj skemë korrupsioni me burrin avokat që u shkarkua nga Vettingu me kërkesë të Altin Dumanit? Mashtrim me pasurinë, noterizime false, pastrim parash dhe pazare me dosjet
Edhe pse përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Theo Jacobs e akuzoi se kishte lejuar ndërtime të paligjshme me letra false dhe mbi tokë të zaptuar, për hua fiktive me akte noteriale të paregjistruara për të justifikuar pasurinë dhe për falsifikim dokumentesh, gjyqtarja Enerjeta Shehaj (Deraj) u konfirmua në detyrë në tetor të vitit 2022. Për t’i shpëtuar shkarkimit, përflitet se linja që qëndron pas zonjës Shehaj (Deraj) ka paguar 500 mijë euro, pasi trupi gjykues duhet të operonte me dy standarde, duke kapërcyer mbi konstatimet e pasurisë së pajustifikuar, dyshimet e arsyeshme për pastrim parash, favorizimin e paligjshmërive dhe kapjen në flagrancë duke ushtruar ndikim të paligjshëm.