Lajme Zone
Fier, nis verifikimi i dëmeve nga zjarret/ Bashkia: 14 banesa, ullishta, vreshta e dru frutorë të djegur
Politikë

Fier, nis verifikimi i dëmeve nga zjarret/ Bashkia: 14 banesa, ullishta, vreshta e dru frutorë të djegur

Tre komisione kanë nisur punën  për verifikimin e dëmeve nga zjarret në që përfshinë fshatrat e tre njësive administrative në Fier. Faza e parë, për dëmet në banesa përfundoi me një bilanc prej 14 ndërtesash të djegura, nga të cilat pjesa më e madhe janë depo ose stalla. Sipas nëkryetarit të bashkisë Nusret Avdullai, tani procesi i verifikimit do të vazhdojë me dëmet në bujqësi. Fermerët do te plotësojnë një formular vetëdeklarimi për dëmet e shkaktuara nga zjarret, kurse grupet e punës do të verifikojnë në terren dëmet e pretenduara nga secili fermer. Përveç formularit të plotësuar fermerët do të duhet të paraqesin edhe çertifikatat e pronësisë ose kontratat e qerave për tokën ku janë djegur të mbjellat

Shpërndarja e mbulimit

1 burime·0 pro-qeverisë (0%)·1 neutrale (100%)·0 pro-opozitës (0%)

100% Neutrale

Neutrale · 1 burime · 100%

Shumica e burimeve raportojnë neutrale.

Përditësuar 1 orë më parë

Si e titulluan burimet

Analiza e kornizimit bëhet automatikisht. Si funksionon →