KulturëFier, historia e ciceronit të parë/ Busti i heroit të monumenteve të Apolonisë, drejt restaurimit
Në historinë e Apolonisë ka figura që nuk u shënuan me monumente të mëdha, por lanë gjurmë të pashlyeshme përmes përkushtimit të tyre. Një prej tyre është Pilo Samarxhiu, njeriu që për dekada ruajti sekretet e qytetit antik, duke mbrojtur thesaret arkeologjike në kohë lufte dhe paqeje. Ai fshehu statuja të çmuara për t’i shpëtuar nga shkatërrimi dhe përballoi edhe përplasjen me pushtetin e kohës për të ndalur punime që rrezikonin monumentet nën tokën e Apolonisë.