Lajme Zone
Fabiola Hysenbelliu: Universiteti “Luarasi” diplomë të dyfishtë me London School of Economics
Kulturë

Fabiola Hysenbelliu: Universiteti “Luarasi” diplomë të dyfishtë me London School of Economics

REVISTA PSIKOLOGJIA– Kur u hodh si ide para tetë vitesh, dukej një ëndërr e vështirë për t’u realizuar. Të sillje në Tiranë një nga universitetet më prestigjioze britanike kërkonte standard të lartë dhe përkushtim maksimal, si nga elita akademike vendase, ashtu edhe nga studentët që do të përzgjidheshin për të studiuar në këto degë inovative. Prej një viti, Universiteti “Luarasi” ia ka dalë me sukses të bashkëpunojë me “London School of Economics” (LSE) përmes tre programeve elitare, duke konfirmuar standardet e larta që zotëron si institucion i arsimit të lartë. Falë vizionit të Presidentes së Universitetit “Luarasi”, znj. Fabiola Hysenbelliu, njëkohësisht iniciatore dhe udhëheqëse e këtij grupi pune, ky bashkëpunim është kurorëzuar me një vit akademik mjaft të arrirë dhe paraqitje të lartë përgatitore nga ana e studentëve.

Shpërndarja e mbulimit

1 burime·0 pro-qeverisë (0%)·1 neutrale (100%)·0 pro-opozitës (0%)

100% Neutrale

Neutrale · 1 burime · 100%

Shumica e burimeve raportojnë neutrale.

Përditësuar 2 orë më parë

Si e titulluan burimet

Analiza e kornizimit bëhet automatikisht. Si funksionon →