BotëEuropa dhe synimet e Putinit
Duhet të dëgjohen me vëmendje argumentet që përdorin për të mbrojtur kauzën e tyre, si shumë filorusë që qarkullojnë, ashtu edhe ata që, megjithëse nuk ushqejnë ndonjë simpati të veçantë për Rusinë, mendojnë se realizmi na imponon t’u nënshtrohemi diktateve të Kremlinit. Argumentet janë tre. I pari, i përdorur vazhdimisht që prej ditëve të para të pushtimit të Ukrainës, është se agresori në dukje është, në të vërtetë, i sulmuari. Rusia qenka viktimë. Ajo vetëm ka reaguar për t’u mbrojtur nga arroganca dhe vullneti për dominim i Shteteve të Bashkuara. Është një tezë që gjithmonë ka gjetur terren te ata që vuajnë nga antiamerikanizmi dhe është e kotë të humbasësh kohë duke iu përgjigjur sërish. Kjo është bërë tashmë shumë herë.