PolitikëErgys Agasi drejton linjat editoriale të mediave nga Bradasheshi, Rama shijon spektaklin...
Agasi është në burg dhe telefoni i tij është në duart e SPAK-ut, ndërsa dosja e AKSHI-t vazhdon të zgjerohet dhe komunikimet me drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, kanë treguar sa thellë kishte hyrë në nivelet më të larta të shtetit. Ai njihej prej 4 vitesh si koordinatori i Edi Ramës dhe këtë rol e dinte gjithkush që kishte punë me pushtetin. Kush donte të arrinte te kryeministri duhej të kalonte nga ai. Përvec rolit në nivelet më të larta të shteti, Rama i kishte dhënë edhe rolin e koordinatorit me pronarët e televizioneve më të mëdha në vend. Rama e futi Agasin si ndërmjetës me mediat e mëdha sepse ishte shumë i zënë me axhendën e tij “ndërkombëtare” si lider i madh, dhe kishte nevojë për një njeri që të merrej me atë që nuk i shkonte në portofol, ndërsa ai merrej me skenën botërore.