Të tjeraEksperienca e frikshme te dentistët Xhaxho që i morën jetën 3-vjeçarit
Më 6 tetor 2023, pas publikimit të lajmit për ndarjen nga jeta të 3-vjeçarit Brian, në redaksinë e JOQ Albania mbërriti dëshmia e një qytetareje, e cila rrëfente dy eksperienca të rënda që, sipas saj, familjarët e saj kishin përjetuar në klinikën e Roland Xhaxhos dhe vajzës së tij, dentistes Ina Xhaxho. Qytetarja tregonte se, rreth tre vite më herët, kishte dërguar motrën e saj me aftësi të kufizuara për pastrimin e gurëzave dhe se familjarëve u ishte komunikuar se ajo duhej t’i nënshtrohej anestezisë së përgjithshme. Sipas rrëfimit, procedura zgjati rreth katër orë ose më shumë, ndërsa më pas familjarëve iu tha se dhëmbët e saj ishin të lëvizshëm dhe se brenda gjashtë muajsh do t’i binin të gjithë, ndaj duhej të merrnin një vendim për trajtimin e tyre.