EkonomiDy anët e konsumit, shqiptarët dominojnë me makarona e oriz, turistët me ushqime të gatshme e alkool
Turizmi ndryshon shportën e konsumit, por nuk e zëvendëson emigracionin. Makaronat dhe orizi janë produktet me peshën më të lartë të konsumit te shporta ushqimore. Por ardhja e turistëve ka rritur kërkesën edhe për produkte të gatshme, snack-e, pije freskuese dhe alkoolike. Emigracioni dhe rritja e çmimeve vijojnë të ndikojnë te pakësimi i kërkesës nga konsumatori vendas, ndërsa efekti i turizmit mbetet sezonal.