SportDua Lipa refuzon të performojë në Fury-Joshua! Deklarata e papritur e Turki Alalshikh: “Ajo ka diçka me arabët, ndoshta...”
Dua Lipa e njeh mirë skenën e madhe edhe kur bëhet fjalë për sportin. Artistja me origjinë shqiptare nga Kosova, një prej emrave më të njohur të muzikës ndërkombëtare, ka qenë më parë pjesë e një prej mbrëmjeve më të rëndësishme të futbollit europian. Në vitin 2018, ajo performoi përpara finales së Champions League në Kiev, mes Real Madrid dhe Liverpool. Tashmë emri i saj është lidhur me një tjetër event të madh sportiv, duelin e shumëpritur të boksit mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua.