Të tjeraDëshmia e vajzës së çiftit që u dogjën nga dhëndri: Babi e mami ishin kapur për dore
Enkelejda Ziu, vajza e Ismete dhe Agim Ziut, të cilët humbën jetën pasi banesa e tyre në Shkozë të Tiranës u përfshi nga flakët, ka rrëfyer detaje të rënda për ngjarjen. Sipas dëshmisë së saj, zjarri dyshohet se u vendos nga partneri i saj, Astriti, pas një konflikti mes tyre, pasi ajo nuk iu përgjigj telefonatave të tij. Ajo tregoi se partneri e kishte akuzuar për biseda me një person tjetër dhe kishte vijuar ta shqetësonte gjatë natës.