PolitikëÇfarë e lidh ish-nr. 2 të Hipotekës, sot biznesmen kullash, me dhunuesit e avokatit Sokol Mëngjesi?
Dikur Shkëlzen Betaj firmosiste tjetërsimin e pronave në të gjithë qarkun, ndikonte në pazaret më të ndjeshme të pasurive të paluajtshme dhe lëvizte dokumente që ndërronin duart e pronarëve pa lënë gjurmë, ndërsa tani ky njeri firmos kontratat për kullat që kapin vlerën e qindra milionë eurove, kapitali i kompanive të tij është 100 mijë lekë dhe bilancet financiare mungojnë plotësisht, prandaj pyetja që askush nuk guxon ta bëjë me zë në zyrat e Qeverisë është e thjeshtë: me çfarë parash financohen gjithë këto projekte, kur burimi i tyre nuk del askund në asnjë dokument zyrtar? Përgjigja mund të jetë më e errët nga sa mendohet.