Të tjeraBraktisja e fëmijëve, 14 raste të referuara në Elbasan gjatë 2024-2025: Pasojat më të rënda i vuajnë të miturit
Braktisja e fëmijëve të mitur vijon të mbetet një fenomen shqetësues, me pasoja të rënda sociale dhe psikologjike për fëmijët që përjetojnë ndarjen nga prindërit. Sipas të dhënave të Policisë së Elbasanit, gjatë dy viteve të fundit, në Prokurori janë referuar 14 raste të veprës penale "Braktisja e fëmijës së mitur". (2024-2025) Megjithatë, specialistët ngrenë alarmin se jo çdo rast denoncohet apo përfundon në institucionet e drejtësisë.