EkonomiBE vlerëson ecurinë ekonomike/ Progresraporti: Rritje e qëndrueshme, ndikoi turizmi dhe punësimi
Bashkimi Europian vlerëson ecurinë e ekonomisë shqiptare. Në progres raportin e fundit theksohet se në muajt e parë të vitit 2026 aktiviteti ekonomikmbeti rezistent përballë vështirësive të jashtme, ku PBB-ja regjistroi një normë vjetore rritjeje prej 3,7% ndërsa borxhi publik ka vijuar uljen.Në progres raporti theksohet se turizmi vazhdoi të mbështeste ecurinë ekonomikë të vendit. Sipas raportit të Be konsumi përfitoi nga rritja e ndjeshme e pagave dhe rritja e punësimit veçanërisht në sektorin e shërbimeve ndërsa inflacioni vijon të mbetet në nivele të moderuara. Tregu i punës tregoi përmirësime në tremujorin e dytë të vitit 2026 ndërsa edhe pagat regjistruan rritje.