Të tjeraAtentatet, kokaina dhe “bankomati” i Çapjave! Historia e vrasjes së Bled Muçës në Belgjikë
Bledar Muça, i njohur në Aartselaar të Belgjikës si “Anglezi”, u ekzekutua më 22 janar 2022, pranë apartamentit ku jetonte, vetëm disa dhjetëra metra larg një poste policie. Rreth orës 23:00, teksa po kthehej në banesë, ai u qëllua me armë zjarri nga persona që dyshohet se e kishin pritur në pritë. Një fqinj dëgjoi rreth gjashtë të shtëna dhe pa një person që largohej drejt një makine. Muça u gjet i pajetë me plagë plumbi në kokë. Në vendngjarje u sekuestruan 16 gëzhoja 9 mm dhe nga trupi i viktimës u nxorën gjashtë predha. Prokuroria belge e cilësoi ngjarjen si një “larje hesapesh profesionale” në botën kriminale.