Shpërndarja e mbulimit
100% Neutrale
Shumica e burimeve raportojnë neutrale.
Përditësuar 1 orë më parë
Si e titulluan burimet
Analiza e kornizimit bëhet automatikisht. Si funksionon →


Një 38-vjeçar është arrestuar pranë fushës së golfit në pronësi të Presidentit amerikan Donald Trump në, Kaliforni, vetëm pak ditë përpara vizitës së tij për një aktivitet të Partisë Republikane. 38 vjecari u vu re duke ecur në zonë, duke bërë fotografi dhe video, ndërsa dukej se monitoronte masat e sigurisë. Ai u arrestua pas raportimit të agjentëve federalë të veshur civilë. Gjatë kontrollit, autoritetet zbuluan se 38-vjeçari kërkohej edhe në lidhje me një hetim për grabitje nga Policia. Ai mbante një karikator me 16 fishekë me municion të ndaluar, ndërsa në automjetin e tij u gjet një pistoletë e mbushur dhe municione të tjera. Aktualisht ai përballet me akuza për mbajtje të fshehur të armës së zjarrit dhe posedim të municioneve të ndaluara. Një ditë më pas, agjentët e FBI-së dhe Task Forcës së Përbashkët Kundër Terrorizmit kontrolluan banesën e tij në Downey, ku sekuestruan një pushkë të modifikuar të tipit AR, një pistoletë të kalibrit .45, jelekë antiplumb, karikatorë me kapacitet të lartë, sasi të konsiderueshme municionesh dhe fletore me përmbajtje që autoritetet e cilësuan shqetësuese. Hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara. Zyrtarët nuk përjashtojnë ngritjen e akuzave të tjera, por theksojnë se deri tani nuk ka prova që i dyshuari po planifikonte një sulm ndaj Presidentit Trump dhe as nuk është identifikuar një kërcënim i besueshëm për komunitetin. Arrestimi ndodhi vetëm pak ditë përpara vizitës së Trump në Kaliforni, ku ai pritet të marrë pjesë në një aktivitet për mbledhje fondesh të Partisë Republikane, përpara se të udhëtojë drejt Las Vegasit.
100% Neutrale
Shumica e burimeve raportojnë neutrale.
Përditësuar 1 orë më parë
Analiza e kornizimit bëhet automatikisht. Si funksionon →