PolitikëArrestimi i Beqirit në Francë fut në panik Ergys Agasin: Bisedat në celular rrezikojnë të groposin koordinatorin
Arrestimi i bujshëm i Ermal Beqirit në Francë ka shkaktuar një efekt domino dhe panik të gjerë në radhët e ish-drejtuesve të AKSHI-së dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Beqiri, i cili u kap pasi fluturoi me një avion privat në lartësi të ulët, një veprim që e justifikoi para autoriteteve franceze si shpërqendrim nga një telefonatë me nënën e tij, mbante me vete pajisje elektronike që përmbajnë të dhëna kyçe. Sipas raportimeve të mediave franceze, si Journal du Dimanche, pajisjet dhe mesazhet e sekuestruara përfshijnë komunikimet e Beqirit gjatë gjithë periudhës së arratisë, duke rrezikuar të hapin një kapitull të ri në dosjet e drejtësisë për abuzimet me tenderët dhe kontratat e AKSHI-së.