Të tjeraAngellov: Në shuarjen e zjarrit në Kavadar është përfshirë edhe një helikopter i ushtrisë
Vazhdon të mbetet aktiv zjarri në Kavadar, në zonën ndërmjet fshatrave Raec, Qesendre dhe Drenovë, ku po digjen pyll me bimësi të ulët dhe vegjetacion i ulët. Ndërkohë, janë shuar zjarri pranë lokalitetit Teqe, në rrugën “Dibrane” në Prilep, ku ishte përfshirë një deponi, zjarri mes fshatrave Shemshovë dhe Siriçinë në Komunën e Tearcës, ku digjeshin mbeturina, si dhe zjarret në fshatrat Glluvë dhe Mirkovcë në Komunën e Çuçer Sandevës, ku ishte përfshirë bar i thatë.