PolitikëAmi Kozeli në SPAK, shkresa që trondit ARRSH-në për tenderin 50 mln euro ku fitoi Bami
Rrethi i dyshimeve rreth tenderit 50 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare po ngushtohet mbi drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërsa drejtori Ami Kozeli përballet me presionin e hetimit të nisur nga SPAK. Një shkresë zyrtare, e publikuar sot nga Kapitali, dokumenton se ARRSH ka pranuar ndryshimin e dokumenteve të kompanisë Bami pasi tenderi ishte zhvilluar dhe operatori ishte kualifikuar si i vetmi pjesëmarrës në fazën financiare të lotit të dytë. Dokumenti shton dyshimet për ndërhyrje në procedurën e prokurimit dhe e vendos drejtimin e institucionit përballë pyetjeve konkrete mbi vendimmarrjen dhe ligjshmërinë e saj.