TeknologjiAlarmi se inteligjenca artificiale mund ta zhdukë vërtet njerëzimin
Një debat i fortë është ndezur në industrinë e inteligjencës artificiale pas një sërë paralajmërimesh për rreziqet që mund të sjellin sistemet gjithnjë e më autonome. Drejtori ekzekutiv i Anthropic, Dario Amodei, ka paralajmëruar se brenda 6–12 muajve agjentët e IA-së mund të jenë në gjendje të veprojnë në grupe dhe të krijojnë një rrjet botësh me aftësi për të qëndruar në sisteme të ndryshme, duke shkaktuar potencialisht dëme të mëdha. Ekspertë të tjerë, megjithatë, e kanë cilësuar si tepër spekulativ skenarin e marrjes së kontrollit të të gjithë internetit, duke theksuar se infrastruktura globale është e shpërndarë dhe përbëhet nga sisteme me nivele të ndryshme sigurie.