EkonomiAlarm në Europë, çmimi i gazit kap shifrën rekord prej 100 eurosh, energjia shtrenjtohet, bien rezervat
Kriza energjetike po rikthehet në Europë, duke shtuar presionin mbi ekonomitë, bizneset dhe familjet. Rritja e fortë e çmimit të gazit natyror dhe energjisë elektrike po rikthen frikën për një valë të re shtrenjtimesh, ndërsa vendet anëtare të Bashkimit Europian ende nuk kanë arritur një marrëveshje për masat që duhet të ndërmarrin për të frenuar kostot. Takimi i fundit i ministrave të Energjisë në Luksemburg përfundoi pa një dakordësi konkrete për uljen e faturave. Diskutimet nxorën në pah ndarjet mes vendeve anëtare, të cilat kanë qëndrime të ndryshme për mënyrën se si duhet përballuar kriza dhe sa kompetenca duhet të kenë qeveritë kombëtare për të ndërhyrë në treg.