Lajme Zone
Politikë

“A ka të dhëna sekrete për Vlora Hysenin nga Kosova?”, Balliu: Rama dhe Begaj të japin përgjigje për…

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka hedhur një sërë pretendimesh lidhur me ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni, duke kërkuar përgjigje nga kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj për procedurat që çuan në emërimin e saj në krye të institucionit. Balliu tha për emisionin “Minuta e parë” në News24 me Ola Brukon se i ka dërguar dy shkresa Presidentit për të kërkuar informacion mbi procedurat e ndjekura për zgjedhjen e Hysenit, por sipas tij nuk ka marrë përgjigje. Ai kundërshtoi gjithashtu mospranimin e mocionit me debat në Kuvend për këtë çështje.

Shpërndarja e mbulimit

1 burime·0 pro-qeverisë (0%)·0 neutrale (0%)·1 pro-opozitës (100%)

100% Pro-Opozitës

Pro-Opozitës · 1 burime · 100%

1 nga 1 burimet anojnë pro-opozitës.

Përditësuar 1 orë më parë

Si e titulluan burimet

Analiza e kornizimit bëhet automatikisht. Si funksionon →