Politikë7 vite pas tërmetit, rindërtimi zvarritet në bashkitë e prekura, kryesisht në Durrës
Në nëntor bëhen 7 vite nga tërmeti shkatërrimtar i vitit 2019, por Programi i Rindërtimit vijon të ecë me ritme të ulëta, edhe pse fondet janë të disponueshme. Sipas raportit të Ministrisë së Financave, nga rreth 5.863 miliardë lekë të planifikuara dhe të trashëguara për bashkitë në vitin 2026, deri në fund të qershorit janë përdorur vetëm 814.5 milionë lekë, ose rreth 14% e planit. Situata është edhe më kritike për investimet kapitale: nga 2.530 miliardë lekë të parashikuara për objekte dhe infrastrukturë, janë realizuar vetëm 186.6 milionë lekë, ose 7.4%. Ndërkohë, 619.4 milionë lekë, rreth 76% e totalit të shpenzuar, kanë shkuar për transferta për familjet dhe individët.