Lajme Zone
6 milionë lekë qokë nga Bebush Joni për deputetin e PS Vasil Llajo: Si u fsheh pas shitjes fiktive të kompanisë
Politikë

6 milionë lekë qokë nga Bebush Joni për deputetin e PS Vasil Llajo: Si u fsheh pas shitjes fiktive të kompanisë

Në republikën ku tenderët e shëndetësisë ndahen si raki kazanit dhe ku koncesionet digjet e ngrihen më shpejt se lëkurat e bananeve në rrugët e Tiranës, një tjetër skandal me aromë "fitimi të garantuar" ka plasur nga zyrat e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara. Bëhet fjalë për një tender prej rreth 6 milionë eurosh për blerjen e implanteve ortopedike në Spitalin Universitar të Traumës – aty ku qytetari shkon me kocka të thyera nga gropat e rrugëve dhe del me faturë xhepi të qepur keq. Në qendër të kësaj mrekullie financiare shkëlqen kompania "LAYO" shpk, një emër i njohur nëpër korridoret e tenderafitjes, e cila dikur i forconte muskujt financiarë nën pronësinë e as më pak e as më shumë, por vetëm të deputetit të Partisë Socialiste, Vasil Llajo.

Shpërndarja e mbulimit

1 burime·0 pro-qeverisë (0%)·0 neutrale (0%)·1 pro-opozitës (100%)

100% Pro-Opozitës

Pro-Opozitës · 1 burime · 100%

1 nga 1 burimet anojnë pro-opozitës.

Përditësuar 3 orë më parë

Si e titulluan burimet

Analiza e kornizimit bëhet automatikisht. Si funksionon →