Botë“100 miliardë euro nuk janë asgjë para goditjes shkatërruese që do të marrin”, Irani kërcënon pas deklaratave të kancelarit gjerman
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka reaguar me tone kërcënuese ndaj kancelarit gjerman Friedrich Merz, pas deklaratave të këtij të fundit se konflikti me Iranin i ka kushtuar Evropës më shumë se 100 miliardë euro për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë. Në një reagim në platformën X, Araghchi akuzoi Merz se kishte mbështetur sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit në qershor 2025, ndërsa tani ankohet për pasojat ekonomike që lufta ka shkaktuar në Evropë. Kryediplomati iranian iu referua deklaratës së mëparshme të kancelarit gjerman, i cili gjatë sulmeve të Izraelit ndaj Iranit kishte thënë se Izraeli po bënte “punën e ndyrë për të gjithë ne”.