Lajme Zone
Zjarri te Gjykata e Lartë, ministri i Drejtësisë: Dhuna nuk është protestë! PS: I parapriu Berisha me sulmet ndaj gjyqtarëve!
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri te Gjykata e Lartë, ministri i Drejtësisë: Dhuna nuk është protestë! PS: I parapriu Berisha me sulmet ndaj gjyqtarëve!

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas ngjarjeve të mbrëmjes, ku flakët prekën Gjykatën e Lartë, ndërsa sipas informacioneve të raportuara u dëmtua edhe hyrja e Bankës së Shqipërisë.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas ngjarjeve të mbrëmjes, ku flakët prekën Gjykatën e Lartë, ndërsa sipas informacioneve të raportuara u dëmtua edhe hyrja e Bankës së Shqipërisë. “Dy institucione të pavarura. Asnjëri nuk është zyrë e qeverisë. Të dy i shërbejnë vendit dhe qytetarëve”, theksoi Gogu. Ministri dënoi aktet e dhunës, duke bërë një dallim të qartë mes protestës dhe dëmtimit të institucioneve. LEXO EDHE:Protestat, mesazhi i arqipeshkvit të Shkodrës: Detyrë e qeverisjes që të marrë vendimet e vështira! Dhuna të dënohet, dialog me qytetarët! Begaj mbledh nesër krerët e komuniteteve fetare “Edhe ata që protestojnë, edhe ata që janë të zemëruar me qeverinë, kanë të njëjtën të drejtë për drejtësi. Protesta është një e drejtë. Dhuna nuk është protestë”, u shpreh ai. Gogu falënderoi zjarrfikësit, shprehu solidaritetin me gjyqtarët dhe punonjësit e Gjykatës së Lartë dhe konfirmoi gatishmërinë e Ministrisë së Drejtësisë për të ofruar mbështetje brenda kompetencave ligjore, duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit. “Njerëzit nuk duhet të paguajnë çmimin e dhunës. Dera e drejtësisë duhet të mbetet e hapur për të gjithë”, përfi ministri. Edhe Partia Socialiste ka reaguar pas sulmit me molotovë te Godina e Gjykatës së Lartë, ku u dogjën disa zyra. PS akuzon kreun e PD-së, Sali Berisha se u parapriu akteve të dhunës me sulmet verbale ndaj gjyqtarëve që caktuan masat e sigurisë për protestuesit. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 19:35 Flakët te Gjykata e Lartë, PS: I parapriu Berisha me sulmet ndaj gjyqtarëve! Nuk ka kthim pas për Shqipërinë Partia Socialiste ka reaguar pas sulmit me molotovë te Godina e Gjykatës së Lartë, ku u dogjën disa zyra. PS akuzon kreun e PD-së, Sali Berisha se u parapriu akteve të dhunës me sulmet verbale ndaj gjyqtarëve që caktuan masat e sigurisë për protestuesit.“Flakët mbi Gjykatën e Lartë i parapriu Sali Berisha, i cili sulmoi gjyqtarët që dhanë masa mbi dhunuesit e ligjit. Nuk ka kthim mbrapa për Shqipërinë”, thuhet në reagimin e socialistëve. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: gjykata e larte protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Haha: 17/10/2026 20:10 Bjere dhe 1 here pa te shikoshe,jeni njerez me sy po nuk shikoni,akoma spo e merni vesh?!

Berisha ka tvte ka dhe drejtesine pas tij,as emrin nuk ja zene ne goje se i mbushin breket,i ka rritur vete ai se bashku me te bijen. Përgjigju Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19% Jo 77.5% Disi 3.5% Vota total: 4477 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?