Lajme Zone
Zjarri pranë banesave në Lezhë, ndërhyrja e zjarrfikësve frenon përhapjen e flakëve
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri pranë banesave në Lezhë, ndërhyrja e zjarrfikësve frenon përhapjen e flakëve

LEZHË – Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një zonë pranë disa banesave në lagjen e Spitalit në Lezhë, duke rrezikuar përhapjen e flakëve drejt shtëpive.

LEZHË – Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një zonë pranë disa banesave në lagjen e Spitalit në Lezhë, duke rrezikuar përhapjen e flakëve drejt shtëpive.

Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia e kalimtarëve dhe u përhap me shpejtësi në zonën me bimësi. Ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse u vështirësua për shkak të mungesës së rrugëve të përshtatshme për të hyrë në zonë, por ekipet arritën të mbërrijnë në kohë dhe të frenojnë përparimin e flakëve.

Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar vetëm disa pemë frutore, ndërsa banesat pranë zonës nuk janë prekur. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Në vendngjarje kanë shkuar edhe efektivë të Policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të rënies së zjarrit.

Autoritetet vijojnë apelin për qytetarët që të tregohen të kujdesshëm, veçanërisht gjatë djegies së mbetjeve apo materialeve të ndryshme. Zjarret mbeten një shqetësim në zonë, si për shkak të rasteve të pakujdesisë, ashtu edhe të rasteve të dyshuara të zjarrvënies së qëllimshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet