Zjarri në hotelin në Vlorë ka sjellë reagimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se autoritetet po e monitorojnë nga afër gjendjen e qytetarëve kosovarë të lënduar dhe janë në komunikim me institucionet shqiptare. Në një postim në rrjetet sociale, Kurti shkruan se katër shtetas të Kosovës janë lënduar nga zjarri, tre prej të cilëve po trajtohen në Tiranë dhe një në Vlorë. LEXO edhe...Zjarri me 6 të plagosur në hotelin në Vlorë, kryebashkiakja Mersini: Në kontakt me familjarët e të dëmtuarve! Do vendosim zjarrfikëse të vogla në pika të ndryshme të qytetit “Sot, në orët e hershme të mëngjesit, një zjarr përfshiu një hotel në Vlorë, ku si pasojë u lënduan katër shtetas të Republikës së Kosovës, tre prej të cilëve po marrin trajtim spitalor në Tiranë dhe një në Vlorë. Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri. Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkruan Kurti. Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit në hotelin “Brooklyn” në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas policisë, flakët dyshohet se u shkaktuan nga djegia e prizës së një frigoriferi në restorantin e hotelit dhe më pas u përhapën në godinë. Gjashtë persona mbetën të lënduar, mes tyre pesë shtetas të Kosovës dhe një nga Rrësheni. Pesë të plagosur u transportuan për mjekim në Tiranë, ndërsa një vajzë ndodhet në gjendje shumë të rëndë, me djegie në pjesën më të madhe të trupit. Disa prej pushuesve u detyruan të hidhen nga ballkonet për t'i shpëtuar flakëve dhe tymit. Ora 16:03 Zjarri me 6 të plagosur në hotelin në Vlorë, kryebashkiakja Mersini: Në kontakt me familjarët e të dëmtuarve! Do vendosim zjarrfikëse të vogla në pika të ndryshme të qytetit Kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, ka reaguar për zjarrin e përmasave të mëdha që përfshiu restorantin dhe më pas hotel ‘Brooklyn’ në Lungomare të Vlorës, ku u plagosën 6 persona.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mersini njoftoi se pas ngjarjes, sëbashku me drejtuesin e operatorëve turistikë, Vasil Bedinin u mblodhën për të diskutuar se çfarë duhet bërë më mirë dhe më shpejtë në situata të tilla.Mersini paralajmëroi gjithashtu krijimin e disa ministracioneve të vogla për forcat zjarrfikëse, duke lënë mjete të vogla zjarrfikëse në të gjithë qytetin.“Do lëmë zjarrfikëse të vogla në disa pika të qytetit. Mund të lëmë një ministacion përshembull në qendër të lungomares”, tha mes të tjerash Mersini gjatë mbledhjes.Në përfundim Mersini theksoi se është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët dhe qendrat spitalore ku secili prej të plagosurve nga zjarri në hotel Brooklyn po merr kujdesin mjekësor.Reagimi i Mersinit:Pas situatës së vështirë të krijuar nga zjarri në Vlorë, shqetësimi ynë i parë mbetet shëndeti dhe siguria e çdo qytetari e pushuesi të prekur.Sot, me ekipin e Bashkisë, së bashku me drejtuesin e operatorëve turistikë, Vasil Bedinin dhe Anisën, si përfaqësuese e biznesit, u mblodhëm për të diskutuar me përgjegjësi çfarë duhet të bëjmë më mirë dhe më shpejt në përballimin e situatave të tilla.Së pari si mjeke, si nënë e pastaj me të gjitha përgjegjësitë e kryetarit të bashkisë, jam në kontakt të vazhdueshëm me familjarët dhe qendrat spitalore ku secili prej tyre po merr kujdesin mjekësor.Uroj me gjithë zemër që çdonjëri prej të prekurve të ketë shëndet të plotë dhe që situata të tilla të mos përsëriten, por kur përballemi me to, duhet të jemi pranë njerëzve dhe të reagojmë menjëherë, të gjithë bashkë. Share Lajmi kryesor: Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO) U.D/ReportTv.al Albin Kurti Vlore zjarr Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.5% Shoqëria 24.5% Social media 17% Vota total: 1253 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
