Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri përfshin pyjet pranë Mukjes, flakët përhapen me shpejtësi të ndihmuara nga era


Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Greps, në afërsi të Mukjes, në Njësinë Administrative Nikël.

Një vatër zjarri është regjistruar në fshatin Greps, në afërsi të Mukjes, në Njësinë Administrative Nikël. Pas sinjalizimit për flakët, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse nga Kruja dhe Tirana, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe vënien nën kontroll të zjarrit. Situata paraqitet e vështirë, pasi flakët po favorizohen nga era, duke përshpejtuar përhapjen e zjarrit në sipërfaqe me pyje dhe shkurre. Raportohet se zjarri ka përfshirë hektarë të tëra me bimësi, ndërsa ekipet zjarrfikëse vijojnë operacionin në terren për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ndërhyrja vijon për izolimin e vatrës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb