Lajme Zone
Zjarri përfshin Lezhën, rrezikohen zonat e banuara
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri përfshin Lezhën, rrezikohen zonat e banuara

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kalivacit në Lezhë, duke rrezikuar banesat përreth.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Kalivacit në Lezhë, duke rrezikuar banesat përreth. Flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, të favorizuara nga era e fortë që po fryn në zonë. Situata paraqitet e vështirë, ndërsa zjarri vijon të zgjerojë perimetrin. Në terren ndodhen banorë të zonës, së bashku me strukturat e emergjencave dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve. Afërsia e zjarrit me zonën e banuar dhe përhapja e shpejtë e tij e bëjnë situatën shqetësuese, ndërsa vijon ndërhyrja për të parandaluar përparimin e flakëve drejt banesave.