Lajme Zone
Zjarri përfshin 25 hektarë në Galush e Gjevur, rrezikohen banesat, flakët vetëm pak metra larg
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri përfshin 25 hektarë në Galush e Gjevur, rrezikohen banesat, flakët vetëm pak metra larg

Situata vijon të jetë kritike në dy fshatrat e Peqinit, Galush dhe Gjevur, ku prej disa orësh një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ullishta, shkurre dhe sipërfaqe me bimësi, duke përshkuar deri tani rreth 25 hektarë.

Situata vijon të jetë kritike në dy fshatrat e Peqinit, Galush dhe Gjevur, ku prej disa orësh një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ullishta, shkurre dhe sipërfaqe me bimësi, duke përshkuar deri tani rreth 25 hektarë. Pavarësisht angazhimit të dhjetëra forcave të shërbimit zjarrfikës, strukturave të emergjencave civile, Forcave të Armatosura dhe banorëve të zonës, si dhe ndërhyrjes nga ajri, zjarri nuk është shuar. Gjatë gjithë pasdites situata ka qenë e vështirë, ndërsa në orët e mbrëmjes flakët kanë avancuar në drejtim të një blloku banesash. Rreth orës 21:30, të gjitha forcat në terren janë përqendruar në sektorin ku zjarri paraqet rrezikun më të madh për banesat. Sipas informacioneve nga terreni, flakët ndodhen rreth 30 metra larg disa banesave, duke e bërë situatën veçanërisht shqetësuese. Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të angazhuara po punojnë për të krijuar një vijë mbrojtëse dhe për të ndaluar përparimin e flakëve drejt banesave. Në terren vijon operacioni për izolimin e vatrës, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme për shkak të rrezikut që zjarri të përhapet më tej. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb