Lajme Zone
Zjarri në Rriban del jashtë kontrollit/ Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri
KulturëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Zjarri në Rriban del jashtë kontrollit/ Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

Vatra e zjarrit në fshatin Rriban, në Bashkinë Mallakastër, është përhapur ndjeshëm gjatë natës, duke rritur rrezikun që flakët të depërtojnë në masivin pyjor të fshatit Lofkënd. Sipas autoriteteve, situata paraqitet kritike, ndërsa forcat në terren janë përqendruar në dy drejtime kryesore, në Rriban dhe Lofkënd, me synimin për të frenuar avancimin e flakëve.

Vatra e zjarrit në fshatin Rriban, në Bashkinë Mallakastër, është përhapur ndjeshëm gjatë natës, duke rritur rrezikun që flakët të depërtojnë në masivin pyjor të fshatit Lofkënd.

Sipas autoriteteve, situata paraqitet kritike, ndërsa forcat në terren janë përqendruar në dy drejtime kryesore, në Rriban dhe Lofkënd, me synimin për të frenuar avancimin e flakëve. Aktualisht në operacion janë angazhuar: 5 mjete zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Roskoveci, Berati dhe Kuçova, 30 efektivë të shërbimit zjarrfikës;, 35 forca të bashkisë; 2 autobote me ujë si dhe pritet t’u bashkohen operacionit 35–40 trupa të Forcave të Armatosura. Autoritetet bëjnë të ditur se terreni i vështirë, bimësia e dendur, shtrirja e madhe e zjarrit dhe intensiteti i lartë i flakëve e kanë bërë shumë të vështirë ndërhyrjen vetëm me forcat tokësore.

Për këtë arsye, është vlerësuar si domosdoshmëri ndërhyrja nga ajri, me qëllim izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit drejt masivit pyjor. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb